Transmetuar më 09-02-2023, 13:25

Tiranë- Brenda muajit Shkurt Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të nisë një shërbim risi, atë të targave të personalizuara.

Drejtori Blendi Gonxhja thotë se qytetarëve që dëshirojnë një targë të tillë do t’iu mundësohen kombinime me 5 deri në 7 karaktere gërma dhe numra, dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve. Targa të tilla do të konfirmohen së pari nga një komision. Kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike dhe me vlera të një interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin që do të zhvillohet për targat edhe më speciale.

Çmimi për një targë të personalizuar do të jetë më i lartë se targat normale. Sipas Blendi Gonxhes ky çmim varion nga 150 mijë lekë të reja deri në 200 mijë lekë të reja.

Nëlidhje me këtë nismë, e ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, gazetarja Mirilda Tili deklaroi se këto targa do blihen nga fëmijët e pasanikëve pasi kushtojnë shumë, ndërsa shtoi se nuk ka asgjë të keqe në këtë nismë.

Mendoj se këto targa do blihen nga fëmijët e pasanikëve. Nuk mendoj se është bëjnë nismë që duhet kritikuar. Ata që duan të paguajnë le të paguajnë. Kjo është luks, luksi duhet paguar. Mjafton vetëm mos shkelen rregullat e qarkullimit dhe të mos përdoren me qëllim të keq. Nëse dikush do të ketë emrin e vet pse mos e ketë, nuk ka asgjë të keqe.