Transmetuar më 09-02-2023, 12:53

Siri- Lajme të mrekullueshme vijnë nga vendi i tragjedisë ku ndodhi tërmeti në Turqi e Siri.
Një familje në Siri është nxjerrë shëndoshë e mirë nga rrënojat, edhe pse kishin plot 40 orë qëndronin aty mes të ftohtit dhe pa ushqim e ujë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bisnia, ku forcat e njohura si “Kaskat e Bardha”, kanë nxjerrë një familje nga rrënojat. Momenti është kapur dhe nga kamerat, ku duket qartë gëzimi dhe entuziazmi në fytyrat e ekipit të shpëtimit.
“Një mrekulli e vërtetë”, shkruan në Twitter krahas videos duke vazhduar: “Tingujt e gëzimit përqafojnë qiellin – gëzim përtej besimit.”