Transmetuar më 09-02-2023, 12:19

Vendi ynë është tronditur ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.9.
Epiqendra ishte 23 km larg Elbasanit në fshatrat e Librazhdit dhe thellësia 2 km.
Lëkundjet janë ndjerë në Librazhd, Gramsh, Prrenjas, Pogradec etj.
Tërmeti shkaktoi momente paniku te qytetarët, por nuk kishte dëme materiale.