Transmetuar më 09-02-2023, 08:17

Nana Sechere, agjenti i Christian Atsu, foli për orët e fundit dramatike, të jetuara teksa priste lajmet për futbollistin e mbetur nën rrënoja, pas tërmetit dramatik në Turqi: "Unë shpresoja se ishte zgjuar, se tërmeti nuk kishte rënë ndërsa ishte duke fjetur.

Ai ishte në katin e nëntë të një pallati 11- katësh, i cili është plotësisht i shkatërruar. Hera e fundit që kam folur me të ishte e diela në mesnatë. Christian dhe shokët e tij luanin poker në shtëpinë e një shoku deri në orën 03:30 të mëngjesit.

Nga ora 4 e mëgjesit ai ka shkuar në shtëpi, në 04:20 ka rënë tërmeti shkatërrimtar. Për t’ju dhënë një ide, Hatay është një qytet shumë i vogël dhe pothuajse askush nuk flet anglisht.

Për momentin është i shkatërruar dhe në gjendje emergjente. Kjo do të thotë se spitalet janë plot me njerëz, të plagosur, të vdekur. Atsu është në spital, nuk ka asnjë mënyrë për të komunikuar me të”.