
RAZIL- Një modele braziliane dhe pronare klubesh nate u gjet e vdekur me 11 plagë me thikë.
Krimi i tmerrshëm doli në dritë më 3 shkurt kur trupi i 28-vjeçares Thaís Rocha Secundino u gjet i gjymtuar në mjetin e saj në Sao Paulo, Brazil.
Sipas policisë, e reja kishte marrë plagë me thikë në qafë, bark dhe shpinë, por ende nuk është gjetur arma fatale.
Policia dyshon se Secundino, e cila zotëronte disa klube nate, u vra "për çështje që lidhen me përvetësimin" e bizneseve të saj.
Autoritetet tashmë kanë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen. Shoferi i saj mashkull 45-vjeçar, Leandro Aparecido Dos Santos dhe 31-vjeçarja Cintia Maria Feliciano Peixe, shoqe e ngushtë e viktimës që punonte në një nga kantinat e verës së Secundino.
"Miq të viktimës thanë se Thaís kishte shkuar të takonte shoqen e saj për të marrë disa shpjegime prej saj, por ajo nuk u kthye më në shtëpi, " tha policia.
Ata e mohojnë krimin, por ka të dhëna të forta se shoferi dhe shoqja kanë marrë pjesë në vrasjen e biznesmenes.
Në kuadër të hetimeve të tyre, oficerët sekuestruan makinën e viktimës së bashku me telefonat e të dyshuarve.
Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë të marra në zonë rreth kohës së vdekjes së Thaís.
Përveç sipërmarrjes, Secundino kishte një “karrierë” në Instagram, ku publikonte shpesh foto me bikini për ndjekësit e saj.