Transmetuar më 08-02-2023, 23:24

TIRANË- Deputeti Etjen Xhafaj deklaron se databaza e publikuar një ditë më parë nuk i përket aplikacionit "Aktiv1sti". I ftuar në "Ora e Betit", Xhafaj tha se lista e bërë publike nuk ka lidhje me aplikacionin. Ai shtoi se ajo është lista e pagave që është publikuar 18 muaj më parë, ndërsa aplikacioni ka vetëm 4 muaj që është funksional.

Xhafaj: Nuk është listë që ka dalë nga ne apo ka lidhje me aplikacionin. Kjo është lista e pagave e bërë publike 1 vit e gjysmë përpara dhe janë nxjerrë ca emra dhe janë publikuar paga. Ne nuk kemi as profesione, as vende pune. Aktivisti është aplikacion për komunikim.Kemi angazhuar strukturat e PS që të kemi komunikim të drejtëpërdrejtë. E keni parë listën, në faqen e 125 të listës është presidenti i Repulikës, ka dhe personazhe të tjera dhe janë pagat përbri. Unë mendoj që është ajo listë që prokuroia tha se nuk duhej të ishte publikua kur u publikua para 18 muajsh. Është stuhia e radhës e ngritur mbi një pikë uji. Aplikacioni ka katër muaj që funksionon. Do ndjekim rrugën ligjore. Nuk mund të futen njerëzit aty dhe të bëjnë emrat publikë. Aplikacioni ka 4 muaj e gjysmë.