Transmetuar më 08-02-2023, 22:58

Arrestohet një grua që tallte viktimat e tërmetit në Turqi.
Zemërim ka ngjallur video që shpërndau nga Stambolli, kjo femër cinike.
Ceren Ozkaykalar u tall me viktimat e tërmetit në Kahramanmaraş dhe sot arrestua nga organet e drejtësisë turke.
Arrestimi erdhi pasi gruaja u tall me shkatërrimin në rajonin e tërmetit me videon që nxori dhe kështu, ka ngjallur një reagim të madh në rrjetet sociale.
Gruaja e papërgjegjshme tha se ishte e kënaqur me shkatërrimin, me lutjet që bënte në sfond.
Pas procedurave në komisariat u transferua në Gjykatën e Çaglayan e cila e dërgoi në burg.