Transmetuar më 08-02-2023, 22:45

Çaste të dhimbshme nga pasojat që kanë lënë tërmetet katastrofike në Turqi dhe Siri.

Një vajzë vetëm 5 vjeçe qëndron e bllokuar nën rrënoja.

Babai i saj ka shpëtuar, por ajo është ende nën rrënoja, në Kahramanmaras, atje ku tragjedia është e frikshme.

5-vjeçarja Yağmur, ishte e dëshpëruar. Ishte në gjendje kritike. Kishte ftohtë, shumë ftohtë.

E teksa ende nuk po e nxirrnin dot, i thirri babait të saj: “Duart e mia janë të bardha, kam shumë ftohtë babi”.

E teksa vuante, duke thënë këtë vajtim, ajo i bëri të gjithë të qajnë.

Në qytet, ku temperatura ka rënë në minus 4 gradë, ekipet kanë punuar fort për të shpëtuar vogëlushen.

Mësohet se Yağmur, mbijetoi dhe është nxjerrë nga rrënojat. Sonte ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

https://noa.al/lajmi/2023/02/2368787.html

https://noa.al/lajmi/2023/02/2368783.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd