Transmetuar më 08-02-2023, 20:46

Elbasan- Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në Elbasan.

Rasti ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik.

3 zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të fikur flakët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë banesë.

Paraprakisht dyshohet për një defekt në sistemin elektrik të shtëpisë.