Transmetuar më 08-02-2023, 19:26

Vienë- Qëllohet për vdekje pas një sherri banal në rrugë, ish-futbollisti i kombëtares austriake, Volkan Kahraman.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar nga mediat austriake që kanë bërë të ditur se ka ndodhur në Vjenë.

Kahraman, i cili në karrierën e tij ka luajtur tre ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij në fillimin e viteve 2000, është qëlluar për vdekje pas një sherri banal në rrugë me personin i cili raportohet se ishte një i njohur i tij. Më pas, autori 46-vjeçar është vetëvrarë.

Ish-mesfushori Kahraman, e nisi karrierën në vitin 1997 te Fejnord i Roterdamit, duke kaluar më pas në klube të ndryshme në Austri. I ndarë nga jeta në mënyrë tragjikë në moshën 43-vjeçare, ai kohët e fundit kishte punuar si trajner në skuadra të ndryshme në Vjenë.