Transmetuar më 08-02-2023, 18:58

Fier- Gjendet i vdekur në rrugë punonjësi i bashkisë Fier.
Ngjarja ndodhi në fshatin Mbyet.
Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), Ervis Myrtaj, 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes