Transmetuar më 08-02-2023, 17:30

Lidhur me fjalët e presidentit amerikan Joe Biden mbi Kinën në mesazhin e tij përpara kombit të martën, zëdhënësja e MPJ-së kineze Mao Ning vuri në dukje në një konferencë shtypi të zhvilluar të mërkurën që Kina nuk i shmanget ose frikësohet konkurrimit, por kundërshton që marrëdhëniet Kinë-ShBA të përcaktohen vetëm si marrëdhënie konkurrence.

Zëdhënësja theksoi që Kina ka qenë gjithmonë e mendimit që marrëdhëniet kino-amerikane nuk janë një lojë ku fituesi merr gjithçka.

“Sukseset e Kinës dhe të ShBA-së janë në fakt mundësi të mira dhe jo sfida për njëra-tjetrën.

Bota e gjerë ka mjaft hapësirë për zhvillimin e Kinës e të ShBA-së dhe lulëzimin e përbashkët. Kina nuk e shmang dhe nuk e ka frikë konkurrimin, por kundërshton që marrëdhëniet kino-amerikane të përkufizohen vetëm me fjalën ‘konkurrencë’.

Nën flamurin e konkurrimit, njollosja ose kufizimi i së drejtës për zhvillim të një vendi tjetër, e madje dëmtimi i zinxhirit global të prodhimit dhe furnizimit, ky nuk është veprimi i duhur nga një fuqi e madhe,” tha Mao Ning për mediet.

Ndërkohë vijojjnë reagimet lidhur me anijen ajrore kineze pa pilot.

Të martën Xu Xueyuan, i ngarkuar me punë i ambasadës kineze në ShBA ka shprehur kundërshtimin e fortë të Kinës dhe u kërkoi Shteteve të Bashkuara të mos ndërmarrin asnjë veprim që mund të përshkallëzojë dhe të ndërlikojë situatën, duke shtuar se Kina ruan të drejtën për reagim të mëtejshëm nëse nevojitet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd