Transmetuar më 08-02-2023, 17:41

Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht pasi dhunuan një mjeke si dhe thyen dyert e dritaret e spitalit.

Pas ngjarjes policia ka organizuar menjëherë punën për kapjen e autorëve.

Bëhet fjalë për shtetasit e arrestuar Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit me K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Këta persona dhunuan mjeken dhe dëmtuan dyert e dritaret me pretendimin se ky spital kishte neglizhuar ndihmën mjekësore për të afërmen e tyre.

Gjithashtu, këta shtetas nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim