Transmetuar më 08-02-2023, 16:30

BRITANI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ishte hera e parë që monarku takonte Zelenskyy.

Ky i fundit u tha deputetëve më herët se ai do t’i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Fjalimi në parlamentin britanik

Presidenti Zelenskyy zhvilloi sot vizitën e tij të parë në Britaninë e Madhe, që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Kjo pason vizitën e tij në SHBA në dhjetor. Udhëheqësi ukrainas u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në podiumin e parlamentit britanik. Zelenskyy e nisi fjalimin e tij me optimizëm dhe shpresën për të fituar ndaj agresionit rus. Ai tha se ukrainasit dhe britanikët mbrojtën lirinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u bën thirrje deputetëve dhe botës për avionë luftarakë për Ukrainën. Edhe pse aleatët perëndimorë kanë shtuar furnizimet me armë të rënda, raketa me rreze të gjatë dhe tanke për Ukrainën në muajt e fundit, ata deri më tani kanë refuzuar të ofrojnë avionë luftarakë modernë. Zelenskyy theksoi rëndësinë e mbajtjes së një rendi botëror të bazuar në rregulla,  të drejtat e njeriut dhe drejtësia. Deputetët, kolegët, gazetarët, klerikët dhe personalitetet e ndryshme kanë qenë të gjithë të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e Zelenskyyt në Westminster Hall. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson. Ai u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në skenë. Pas fjalimit të mbajtur në Parlamentin Britanik, presidenti ukrainas është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte hera e parë që monarku takonte Zelenskyy. Ky i fundit u tha deputetëve më herët se ai do t’i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit. Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.