
ITALI – Një qen antidrogë ka ‘fundosur’ një shqiptare në Itali pasi iu gjet fshehur brenda mjetit, drogë e fortë me vlerë 350 mijë euro.
Karabinierët e Vipiteno-s arrestuan një grua shqiptare që sapo kishte hyrë në kufirin e Brenerit me 10 kilogramë kokainë.
Droga do të kishte një vlerë tregu mbi 350 mijë euro.
Zbulimi u bë në autostradën Vipiteno. Gruaja shqiptare, me banim në Toskanë, sapo kishte kaluar kufirin në drejtim të jugut kur u ndalua në një pikë kontrolli, të ngritur për zbulim droge, me ndihmën e një njësie qensh nga Laives Nucleus.
Kanë qenë qentë Chip dhe Heni që kanë zbuluar mjetin. Ata ishin dy qen të stërvitur për të përdorur nuhatjen e for për të gjetur drogë.
Në vend të fshehur brenda mjetit, u gjet lënda e fortë narkotike, e ndarë në 10 paketime.