
Rodrigo De Paul luajti pjesën më të madhe të Botërorit të fundit me një problem muskulor. Ai vetë e pranon se para çerekfinales kundër Holandës “kishte 80% mundësi për të luajtur”.
Mënyra e tij e të qenurit e bën të dëshirojë të luajë në çdo rrethanë, por Leo Messi, shoku i tij i dhomës, nuk donte ta humbiste atë për pjesën e mbetur të Botërorit.
Për De Paul u tha se nëse aktivizohej ndaj Holandës, mund të ishte ndeshja e fundit që do të luante në një Kupë Bote. Në këtë rast, Leo tregoi ndershmëri të madhe.
“Mos u shqetëso, unë do të të çoj në gjysmëfinale”, – i tha Messi. Lojtari i Atletico Madridit, i habitur, mendoi me vete: "Nëse Leo ta thotë këtë, si mund të mos e dëgjosh?"
Më në fund, De Paul përfundoi duke luajtur, jo vetëm çerekfinalen kundër Holandës, por edhe gjysmëfinalen dhe finalen kundër Kroacisë e Francës.