Transmetuar më 08-02-2023, 11:49

Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e anëtarëve të KZAZ-së të PS, PL dhe PSD-së. KQZ ka vendosur të shtyjë miratimin e listë së anëtarëve për PD.

Më herët Kreu i KQZ Ilirjan Celibvashi paralajmëroi mosregjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Partia Demokratike ka shkuar me dy lista në KQZ, njëra e dorëzuar nga grupi i Berishës dhe lista tjetër nga grupi i Alibeajt.

Celibashi theksoi se të gjitha palët duhet të angazhohen që ta zgjidhin këtë ngërç, pasi rrezikojnë që asnjë palë të mos marrë pjesë në zgjedhje.