Transmetuar më 08-02-2023, 11:22

Probleme për Jasper Cillessen. Ish-portieri i Barcelonës, tashmë te Nijmegen, u denoncua nga ish-partnerja e tij, Maria Morán, se nuk kujdeset për mirëmbajtjen e vajzës që kanë sjellë bashkë në jetë disa vite më parë.

Teresa Bueyes, avokatja e gazetares sportive, tha se “vogëlushja u braktis nga babai i saj. Ai nuk ka dashur të paguajë 1200 euro për shtrimin në spital. Gjyshi nga nëna, gati 90 vjeç, duhej të përdorte kursimet e tij për të ndihmuar mbesën në kurimin që kërkonte”.

Lojtari, sipas shtypit holandez, fiton 6 milionë euro dhe thuhet se ka pasuri prej 40 milionësh. Vogëlushja ka një çrregullim të madh, që kërkon kujdes specifik dhe të shtrenjtë, ndërsa nëna iu është nënshtruar dy biopsive muajin e fundit.