Transmetuar më 08-02-2023, 11:14

Tiranë- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është duke prishur 5 objekte të lartësive të ndryshme në zonën Bregu Lumit-Sheshi Shqiponja.

Në këtë zonë kalon gjurma e segmentit rrugor “Unaza e Madhe e Tiranës” një vepër me interes publik në mbështetje të të cilit është edhe IKMT prej disa vitesh.

Poseduesit e objekteve që kanë nisur të prishen, janë shpronësuar me vendim të Këshillit të Ministrave.