Transmetuar më 08-02-2023, 10:54

Tiranë- Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Etikës. Mbledhja po bëhet me dyer të mbyllura pa praninë e mediave, por deputetët e PD kanë kaluar live në Facebook. Pjesë nga debati:

Bushka: Kjo rregullore nuk do ndryshohet. Jeni në kundërshtim me rregulloren, mbyllni rregjistrimin. E keni bërë modë këtë.

Vokshi: Nuk merr dot masë mbi ne, nuk e bën dot të mbyllur. Nuk jemi në diktaturë, ka procedurë. Kërkuam të mbyllet dhe të futet media, këtë kërkuam. Nuk jemi në diktaturë ne, ku jemi të bëhen mbledhje të mbyllura.

Luçiano Boçi:Ju lutem zbatoni rregulloren dhe për rastin e pranisë së mediave, Nuk mund ta trajtoni parlamentin si pronë. Jemi në shkelje të dy neneve të rregullore. Nëse flitet për etikë, etika në radhë të parë është zbatimi i ligjeve të shkruara. E dini shumë mirë frikën tuaj për të folur për skandalin e Ramës dhe mundoheni të shuani zërat e opozitës.

Mënyrat e sjelljes tuaj është që të na mbyllni gojën ne. Edhe kaq gjëra të vogla që ne i konsiderojmë pjesë të luftës politike. Ne do themi këto që do përcaktojmë. Kryetarja e kuvendit i ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Kërkesa jonë ka qenë e qartë. Kemi qëndruar në foltore me të drejtën tonë për të kërkuar fjalën. Nuk na pengon njeri. E njeh rregullorja. Unë mund ta marr fjalën sa herë dua. Personi që duhet të vinte për shkelje etike këtu duhet të ishte kryetarja e parlamentit.

Po shkelni në mënyrë konseguente rregulloren e parlamentit. Vini këtu dhe na tregoni rregulloren kur ti e nis mbledhjen me shkelje të rregullores. Keni marrë urdhër për të dënuar deputetët e PD sepse nuk ju pëlqen ju sipas oreksit të fjalëve të thëna dhe akuzave të vërteta të dala me fakte nga mediat ndërkombëtare dhe që priten që ato çështje penale të hapura në SHBA të vazhdojnë edhe këtu në Shqipëri.