Transmetuar më 08-02-2023, 10:43

Mbrëmjen e djeshme (7 shkurt) artistja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira bëhet me dije se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Sipas mediave greke, këngëtarja dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bërë prindër të një djali.

Kujtojmë që aludimet për një shtatzëni të mundshme të Elenit nisën verën që lamë pas. Por vetëm më 13 nëntor 2022, këto aludime u vërtetuan, pasi vetë këngëtarja konfirmoi lajmin.

E shtrirë në një shtrat pranë partnerit të saj, ajo njoftoi se do të bëhen prindër së shpejti.

Nga ana tjetër Eleni është një tjetër emër që na bën krenar në botë. Këngëtarja e famshme nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën shqiptare. Madje, nëpër intervista ajo ka treguar edhe momente të vështira nga fëmijëria e saj.

“Erdha në Greqi për shkak të luftës civile në Shqipëri. Isha rreth 8-9 vjeç. Nga fëmijëra mbaj mend vetëm kujtimet e bukura, ndërsa jam munduar të fshij momentet e këqija, si lufta civile. Babai im në atë kohë punonte në Greqi për të fituar para. Ai na dërgoi në taksi për të na sjellë në Greqi dhe atë ditë nuk e kam harruar kurrë. Në Shqipëri nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Nëna ime mbante një armë gjahu në shtëpi dhe mbasditeve qëllonte në ajër për të treguar se kishte armë që ne të mos rrezikoheshim. Ishte një heroinë. Kur mami më tha që do largoheshim nuk doja, ishte e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia fillova të qaja,”– ka thënë më herët Eleni Foureira.