Transmetuar më 08-02-2023, 10:38

Pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, Merih Demiral po përpiqet të ndihmojë në çdo mënyrë bashkatdhetarët e vet. Mbrojtësi i Atalanta-s, në fakt ka ftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale që të dhurojnë fonde, mjaft të dobishme në këtë moment për të frenuar urgjencën.

Përmes dy postimeve të publikuara në profilin e tij, Demiral njoftoi se Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo do të nxjerrin në ankand bluzën e tyre me autograf.

Të gjitha të ardhurat do të dhurohen më pas për bamirësi, për të ndihmuar popullin turk të dalë nga kjo tragjedi e madhe njerëzore dhe vendet e prekura të rindërtohen.

Ja njoftimi i ish-mbrojtësit të Juventusit: "Sapo fola me Cristiano Ronaldon dhe Leonardo Bonuccin. Ata thanë se iu vjen shumë keq për atë që po ndodh në Turqi.

Ne po nxjerrim në ankand fanellën e nënshkruar të Ronaldos nga koleksioni im, edhe Bonucci gjithashtu do të dhurojë një të tillë. Të gjitha të ardhurat do të dhurohen për të ndihmuar popullatën e prekur nga tërmeti”.