Transmetuar më 08-02-2023, 09:47

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP2”. Kolltuku në të cilin ishte ulur banori i ri, Bledi Mane dhe Tea është thyer.

Kush ishte ulur në të? Incident në BB VIP, thyhet kolltuku

Gjithçka ndodhi teksa banorët dhe Arbana Osmani po flisnin për një klip të transmetuar pak sekonda më parë. Kur papritmas u dëgjua zhurma e kolltukut dhe Olta Gixhari e cila u tremb meqenëse ishte më pranë Tea Trifonit dhe Bledi Manes.

Tea dhe Bledi u çuan menjëherë nga kolltuku, gjithashtu dhe Olta që ishte pranë tyre e më pas situata kaloi me të qeshura.