Transmetuar më 08-02-2023, 09:19

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën ka arritur në më shumë se 10 mijë, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara nga të dy vendet.

Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD), 6.957 persona kanë humbur jetën në vend si pasojë e tërmetit të fortë. Ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 38.224.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Siri ka tejkaluar 3 000, bazuar në të dhënat nga media shtetërore siriane dhe organizata e shpëtimit që vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Helmetat e Bardha njoftuan se të vdekurit në zonat e Sirisë të kontrolluara nga rebelët kalojnë 1280, ndërsa të plagosurit e tyre 2600.

“Numri pritet tĂ« rritet ndjeshĂ«m pasi qindra familje mbeten nĂ«n rrĂ«noja, mĂ« shumĂ« se 50 orĂ« pas tĂ«rmetit”, theksoi organizata.

Vlerësimet për bilancin përfundimtar janë të frikshme, parashikimet janë për 20 mijë njerëz të vdekur. Projeksioni pesimist vjen për shkak se janë shumë njerëz të bllokuar nën rrënoja, tashmë prej mëse 55 orësh të tmerrshme. Shtoji këtu dhe motin e acartë, dëborën dhe temperaturat e ulëta që bashkohen me vështirësitë e ekipeve të shpëtimit për të zhvilluar kërkime të shpejta dhe efektive. /noa.al

LIVE