Transmetuar më 08-02-2023, 09:00

Një vajzë 6-vjeçare u shpëtua sot nga rrënojat në provincën Adiyaman të goditur nga tërmeti, 47 orë pasi dy lëkundjet e mëdha goditën pjesën jugore të Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Hacer Kaçmaz u shpëtua në qarkun Besni nga një ekip prej katër anëtarësh i zjarrfikësve të dërguar nga provinca veriore Kastamonu.

Tre orë më parë, i njëjti ekip nxori nënën e vajzës, Rukiye Kaçmaz, nga rrënojat e një ndërtese të shembur.

Vajza 6-vjeçare, e cila iu dorëzua ekipeve mjekësore, është dërguar në spital për trajtim.

Të paktën 6.957 njerëz u vranë dhe mbi 38 224 të tjerë u plagosën pas tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë që goditën pjesën jugore të Turqisë, të hënën.

Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende fqinje të rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë.

Si pasojë e tërmetit, të paktën 3 mijë persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur edhe në Siri.