Transmetuar më 08-02-2023, 08:17

Banori më i ri i shtëpisë është bërë aktori i humorit shkodran, Tan Brahimi. Sapo hyri në shtëpi Luizi dhe Tani demonstruan se kanë një shoqëri shumë të mirë jashtë shtëpisë.

Pjesë e shtëpisë si banorja më e re, është bërë Keisi Medini. Përveç se influencer dhe këngëtare, Keisi është vajza e këngëtarit të njohur Sabianit, i cili ka qenë gjithashtu banor në edicionin e parë të “BBV”.

Këtë javë në nominim ishin të gjithë banorët përveç Kristit, i cili fitoi imunitetin nga “Kutia e Pandorës”.

Publiku ka vendosur që banori që duhet të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 2” është Amos Muji Zaharia.