Transmetuar më 07-02-2023, 22:48

TURQI- Turqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Mediat vendase raportojnë për dy tërmete të tjera që ka lëkundur vendin. Sipas informacioneve nga Departamenti i Tërmeteve të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka rënë pak minuta më parë në Elazig.

Ndërkohë, një tjetër tërmet është raportuar më parë në Bahçesaray të provincës Van. Mësohet se tërmeti kishte një magnitudë prej 4.2 ballë. Deri më tani janë konfirmuar 7.500 viktima nga tërmeti i fortë i mëngjesit të së hënës ndërsa mbi 31 mijë janë plagosur.