Transmetuar më 07-02-2023, 21:54

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Kohëve të fundit Flori është bërë shumë aktiv në rrjete sociale, ku kujton projektet e tij ndër vite dhe mes tyre edhe ‘thumbime’ për ndonjë prej atistave, por që kanë arritur të bëjnë shumë bujë. Ditën e sotme Flori ka postuar një shkrim në ‘Instastory’, ku i drejtohet dikujt, por nuk e ka treguar se kujt që të mos i marrë personale postimet e tij sepse jo çdo postim i tij ka lidhje me të. Nuk e dimë se kujt ia drejton Flori këto fjalë ama personi në fjalë kuptohet se do ta marrë mesazhin nga ai.

Mos e merr personale, jo çdo postim i imi lidhet me ty…!