Transmetuar më 07-02-2023, 21:35

Dy tërmete të mëdha dhe një seri pasgoditjesh kanë goditur Turqinë, Sirinë dhe rajonin përreth.

Deri tani raportohet për rreth 5 mijë njerëz të vdekur në Turqi dhe rreth 2 mijë të tjerë në Siri.

Më shumë se 25 mijë njerëz janë plagosur. Shumë të tjerë po kërkohen në rrënoja.

Imazhet që solli sot BBC nga Turqia dhe Siria, tregojnë zonat e prekura nga tërmetet, para dhe pas goditjeve tragjike: