Transmetuar më 07-02-2023, 21:40

Sali Berisha premtoi në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se shumë shpejt do të faktojë se si ambasadori britanik në vendin tonë ka mashtruar zyrtarët në Londër, duke çuar në shpalljen “non grata” të kreut të Partisë Demokratike.

“Do i tregoj shqiptarëve se me çfarë e ka mashtruar Alastair King-Smith zyrtarët në Londër. Kam kënaqësinë të faktoj gjithçka. Unë do t’i bëj publike të dhënat dhe shqiptarët do të shohin se prapa ambasadorit, fshihet një lloj McGonigali tjetër. Akuzohem për persona që kurrë nuk i kam njohur, për afera që kurrë nuk kanë pasur lidhje me mua. Dua t’i tregoj se çfarë fshihet prapa lustrës së një ambasadori që përfaqëson një vend të madh e dinjitoz. Shpifjet e Veliajt dhe Bashës i ka përcjellë për të vërteta, pasi e lidh korrupsioni me ta”, Berisha.