Transmetuar më 07-02-2023, 20:45

Një çift në Durrës janë zhytur në pazare për të shitur foshnjë ende të pabindur për pesë mijë euro, duke shkaktuar zemërim për këdo.

Skema u zbulua nga një infiltrim i Fiks Fare në Top Channel dhe sot u njoftua arrestimi i të dyshuarve.

Policia tha se pas publikimit të rastit ku prindërit Nuredini bëjnë pazare për shitjen e foshnjës së palindur 5 mijë euro, është proceduar penalisht për trafikim të të miturve, çifti Nuredini.

Babai Embrah Nuredini, 27 vjeç, është arrestuar në flagrancë, ndërsa për nënën shtatzënë Xh.H., 25 vjeçe, ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale ” Trafikim i të miturve”, mbetur në tentativë.

Mbrëmjen e djeshme, këta dy shtetas janë shfaqur në një video duke biseduar me një shtetas tjetër (i infiltruar nga stafi i eemisionit, për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë (shtetasja Xh. H.), kundrejt shumës 5000 euro.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë, dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Skema e shëmtuar

Babai i fëmijës, sapo ka mësuar se nusja e tij ishte 7- muajshe shtatzënë dhe kishte djalë është shprehur se bashkëshortja e tij do lindë brenda muajit. Kjo me pretekstin se gruaja e tij i lindë fëmijët shtatanik.

Ndërkohë që më parë ai i kishte kërkuar të infiltruarit të Fiksit një parapagesë. Gjë të cilën ky i fundit nuk ia dha, sepse që në fillim me Nuredinin kishin rënë dakord që pas lindjes së foshnjës do të kryhej edhe pagesa prej 5 mijë eurosh.

Por i infiltruari i Fiksit kërkoi që foshnja të lindë 9- muajsh, duke mos ndërhyrë në barrën e të shoqes.

Dy ditë më vonë, Embrah Nuredini, ka kontaktuar sërish me të infiltruarin e “Fiks Fare” duke i kërkua një takimin urgjent. Takim i cili është kryer në afërsi të Urës Dajlanit, ku dy bashkëshortët Nurdini jetonin me 5 fëmijët e tyre. Embrah iu drejtua të infiltruarit të Fiksit se  gruan do ta dërgonte në Rrapishtë të Elbasanit. Atje i kishte rekomanduar një i njohur i tij që është një grua e vjetër, që i bën gratë të lindin para kohe, saktësisht në muajin e shtatë.

Edhe pse nuk e ka të sigurt këtë, ai shprehet se është i vendosur për ta dërguar bashkëshorten atje, për të lindur fëmijën. Në një kohë që ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për shtatëzaninë e saj.

Duke parë insistimin e vazhdueshëm të tij për lindjen e parakohshme të fëmijës,  gazetarët kanë insistuar në një lindje normale të nënës në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj. Gazetarë janë shprehur se “nëse fëmija nuk lindë nëntë muajsh ata do të tërhiqen për blerjen e fëmijës”.

Kjo ka bërë që babai i fëmijës të tërhiqej për momentin, duke kërkuar gjysmën e shumës së parave që ai kishte rënë dakord për shitjen e fëmijës. Ndërsa pjesën tjetër pas lindjes së fëmijës.