Transmetuar më 07-02-2023, 19:56

Edhe pse banorët janë të kufizuar nga të gjitha informacionet që vijnë nga jashtë, duket se është thuajse e pamundur që dornët të ndalohen kategorikisht.

Ditën e sotme një tjetër dron ka ardhur mbi qiellin e “kufizuar” të shtëpisë së Big Brother VIP, teksa banorët kanë aluduar se ky i fundit ishte për Luizin.

Në dronin që banorët kanë parë shkruhej “ Ti voglio bene”.

Kaq ka mjaftuar që Olta dhe Dea Mishel të nisin dhe bisedojnë me njëra-tjetrën, duke dyshuar që këtë dron për Luizin e ka nisur Kejvina.

Në bisedë me njëra-tjetrën ato e kanë patur thuajse të pamundur që ta besojnë që kjo është e vërtetë, sepse sipas tyre Kejvina, si ish-banore e BBV ka dalë nga shtëpia pikërisht prej Luizit.

Kujtojmë se Kejvina ka dalë nga shtëpia sepse ka thyer një nga rregullat kryesor të Vëllait të Madh, teksa gjë një përplasje në spektakël ka goditur me shpullë Luizin.

Pjesë nga biseda:

Olta: S’ka logjikë, pse duhet t’i thotë “ti voglio bene”, për çfarë arsye?

Dea Mishel: Sepse e shau në sy të gjithë Shqipërisë edhe u eleminua nga program prej tij

Olta: Kejvina është jashtë prej Luzizit, ky s’ka bërë asgjë për ta rikuperuar atë gabim

Dea Mishel: Përveça asaj ky që thotë më ka vëlla, nuk i vjen turp, kështu sillet motra me vëllain?

Olta: Ça janë këto mi gocë, ska shance të ketë bërë Kejvina atë, nuk e besoj dot. Lere që ne e kemi përmend Kejvënë një ditë po një dite jo, edhe ti sjellë dron këtij?

Ska shance, nuk e besoj dot…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd