Transmetuar më 07-02-2023, 18:38

Luiz Ejlli mbetet një nga banorët më interesantë në Big Brother VIP 2. Raporti i tij me Armaldo Kllogjerin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” ka pasur ulje dhe ngritje. Fillimisht ata kanë pasur një marrëdhënie mjaft të mirë, por herë pas here këngëtari e ngacmon tenorin dhe ky i fundit më pas ‘shpërthen’.

Edhe pse Luizi e ngacmon që ta bëjë sa më aktiv që publiku ta pëlqejë sa më shumë, Maestro herë pas here ofendohet dhe reagon ashpër. Madje në një debat të fundit, Armaldo i tha që mos t’i flasë më fare.

Por sigurisht nuk ka ndodhur ashtu, pasi Ejlli u sqarua me të dhe i tha se asnjëherë nuk e ngacmon që ta ofendojë.

E jo vetëm kaq, pasi ditën e sotme Luizi i ka dhënë një puthje Maestros, që as me Kiara Titon nuk ka bërë ashtu. Maestro ishte i ulur në divan kur këngëtari i shkon nga pas dhe e puth në faqe. maestro bën rezistencë, madje luan këmbët, por ai i hidhet përsipër deri sa arrin qëllimin.

Momentet kanë kaluar me batuta humori mes banorëve.