Transmetuar më 08-02-2023, 08:32

Deri pak javë më parë, rrallë kishim mundur ta shihnim Gerard Piqué së bashku me partneren e tij të re, Clara Chía, pasi u konfirmua se të dy ishin në një lidhje prej muajsh. Këtë të hënë kemi parë çiftin më të qeshur, dorë për dore dhe duke shëtitur mjaft të dashuruar nëpër rrugët e Barcelonës.

Të dy kanë reaguar me të qeshura ndaj komenteve në lidhje me sulmin e ankthit që dyshohet se ka pësuar Clara Chía vetëm pak ditë më parë. "A vuajti seriozisht nga ankthi? Të pushtohesh nga ankthi është vërtet e komplikuar. Ju lutem, vërtet", – u përgjigj Gerard Pique duke qeshur kur një gazetar i "Europa Press" e pyeti për këtë.

Çifti ka treguar anën e vet më hezituese, Gerard Piqué ka mohuar që Clara Chía ta kishte ditëlindjen të martën, më 7 shkurt. “Cfarë feste ishte dje? E di që është 7 shkurti, por mendoj se e keni gabim aludimin. Është më mirë ta provoni, para se të pyesni”, – ka reaguar ish-futbollisti pa humbur buzëqeshjen dhe duke i treguar gazetarit sensin e tij të mirë të humorit.

Nga ana tjetër, Clara Chía fillimisht ka tentuar të fshehë fytyrën nga kamerat, por ka pësuar një fatkeqësi të vogël, pasi është përplasur me një tabelë reklamuese, edhe pse nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe ka vazhduar të ecë normalisht, ndërsa Gerard Pique nuk mundi ta përmbante të qeshurën pas traumës së parëndësishme të partneres së vet.