
Cristiano Ronaldo vazhdon të përflitet. Portugezi, i cili ndërkohë shënoi golin e tij të parë zyrtar me fanellën e Al Nassr nga penalltia në minutën e 93-të.
Me këtë gol shmangu humbjen ndaj Al-Fateh, por u bë protagonist i një videoje "virale" në rrjetet sociale, e lidhur me një nga ish-shokët e skuadrës në kohën e Real Madridit.
Mesut Ozil had a brilliant response when asked what it was like playing with Cristiano Ronaldo 🥶 pic.twitter.com/NaB8MYy1qa
— SPORTbible (@sportbible) February 5, 2023
Në video shihet një tifoz që i afrohet Mesut Ozilit, i cili luante përkrah Cristiano Ronaldos te "Los Blancos".
Tifozi e pyet mesfushorin sulmues se si ndihet që ka luajtur me pesë herë fituesin e "Topit të Artë". Përgjigja e Ozilit i ka habitur të gjithë: “Pyet më mirë atë, ai luajti me mua…”
Ozil dhe Ronaldo luajtën krah njëri-tjetrit në Spanjë, nga viti 2010 deri më 2013, pasi i pari u transferua në La Liga nga skuadra gjermane Werder Bremen. Pas tij mbërriti te Real Madridit edhe CR7 nga Manchester United. Ozil asistoi 31 nga golat e Ronaldos në “Santiago Bernabeu” në 149 ndeshjet e tyre së bashku, duke treguar mirëkuptimin e shkëlqyer që dyshja kishte në fushë.