Transmetuar më 07-02-2023, 13:30

Në Turqi deri tani numërohen 3.549 të vdekur dhe 22.168 të plagosur nga vala e tërmeteve që goditën dje vendin dhe fqinjin Siri.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha sot se vendi po përballet me një nga fatkeqësitë më të mëdha jo vetëm në historinë e saj, por edhe në botë.

Ai pohoi se "ngushëllimi ynë më i madh është se deri më tani janë shpëtuar nga rrënojat mbi 8 mijë qytetarë".

Aktualisht 53.317 persona të kërkim-shpëtimit dhe personel tjetër po punojnë në zonën e rrënojave. Numri po rritet në çdo orë që kalon pasi ekipe të tjera po shtohen nga brenda dhe jashtë vendit.

Erdoğan njoftoi se ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme që pritet të zgjasë më së paku tre muaj në 10 qytetet më të përfshira nga dëmet e tërmeteve.  Ai tha se këto 10 qytete shpallen zona të fatkeqësisë që ndikojnë në jetën e përgjithshme të vendit. /noa.al