Transmetuar më 07-02-2023, 13:22

Tiranë- Gjykata e Lartë merr vendimin për Jeton Lamin. Ish-efektivi i operacionales i arrestuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj ditën e zhdukjes së tij, do të mbetet në burg.

Mësohet se kërkesa e tij për liri është refuzuar edhe nga Gjykata e Lartë e cila nuk ka pranuar rekursin e tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Jeton Lami vijon të mbahet në qeli ndërsa gjatë kësaj kohe prokurorët e kanë vizituar disa herë me shpresën se ai do pranojë të flasë rreth asaj që di për Ervis Martinajn.

Lami ka dhënë arsye kontradiktore para prokurorëve, duke shtyrë dëshminë e tij. Edhe në momentin kur Lami doli para gjykatës së Laçit për tu njohur me masën e sigurisë, ai nuk pranoi të flasë, megjithëse nga ana e gjykatës, ju dha mundësia për të komentuar akuzat.