Transmetuar më 07-02-2023, 12:30

Greqi- Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur ditën e sotme Greqinë.

Sipas autoriteteve vendase, epiqendra e saktë e tërmetit ndodhet në një zonë detare 12 kilometra në jug të vendit.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet në një zonë detare 12 kilometra në jug jugperëndim të Ormylia Halkidiki.

Ky tërmet vjen vetëm një ditë pas lëkundjeve shkatërrimtare në Turqi, që shkaktuan mbi 5000 viktima.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd