Transmetuar më 07-02-2023, 12:28

Dhimbja ka pushtuar mbarë globin, dy burra kanë bërë veprimin e ulët duke u tallur me viktimat e tërmetit.

Policia turke ka vendosur në pranga 2 persona që talleshin në rrjetet sociale me personat nën rrënoja.

Ndërsa qytetarët në qytetet ku ndodhi shkatërrimi vazhdonin thirrjet e tyre për ndihmë për të arritur tek të afërmit e tyre që ndodheshin nën rrënoja, u shfaqën pamjet e disa personave në një grup "Discord" që talleshin me të prekurit nga tërmeti dhe u thoshin: Po vijmë t’ju shpëtojmë! Ndërsa në të vërtetë talleshin dhe qeshnin me njëri-tjetrin.

Ata dërgonin audio personave të prekur nga tërmeti dhe shtireshin si persona nga ekipet e shpëtimit.

Autorët janë vendosur në pranga, ndërkohë ka pasur reagime të ashpra në rrjet.