Transmetuar më 07-02-2023, 12:04

Kritikat rreth Manuel Neuer nuk shuhen. Portieri i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane ka dhënë disa deklarata djegëse për gazetën "Süddeutsche Zeitung" në lidhje me historinë e lidhur me trajnerin e tij, Toni Tapalovic.

Një intervistë që nuk u tret nga ish-kapiteni i bavarezëve, Lothar Matthaus. “Ai u dëmtua duke skijuar nga pakujdesia dhe tani jep një intervistë të paautorizuar, në të cilën sulmon ashpër klubin”, – nënvizon ish-mesfushori i Interit, fitues i "Topit të Artë" 1990.

Vetë Matthaus më pas shton: "A nuk tha disa javë më parë se askush nuk ishte më lart? Ajo që më mërziti vërtet në intervistën e Manuel ishte zgjedhja e ekzagjeruar e fjalëve.

Ai tha se i ishte coptuar zemra… Sigurisht që askush nuk ka vdekur, asnjë fëmijë nuk është i sëmurë rëndë, është vetëm lamtumira e një punonjësi me të cilin ka qenë shumë i afërt”.