Transmetuar më 07-02-2023, 09:43

Në gusht 2020, Neymar dhe Bruna Biancardi i dhanë fund lidhjes së tyre. Për të festuar 31-vjetorin e saj, Bruna ka shpërndarë një foto duke u puthur me futbollistin e PSG-së, me mesazhin e mëposhtëm: "Zoti vazhdoftë ta ruajë marrëdhënien tone! Të dua! Mund të mbështetesh gjithmonë tek unë".

Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës, gushtin e vitit 2021. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Neymar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje.

Megjithatë, çifti e ka mbajtur hermetike lidhjen e tyre dhe asnjëri nuk ka folur publikisht. Pastaj e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin. Pas pushimeve së bashku, dalja e tyre e radhës krah njëri-tjetrit ishte në një festë për Halloween, ku ai ishte veshur si Batman, ndërsa ajo si një vampire me të kuqe.

Pas kësaj paraqitjeje, Neymar postoi një foto me të në Instastory teksa në rrjetet sociale qarkullonin pafund foto të tyre në Paris dhe Brazil. Në fundvit, 30-vjeçari udhëtoi drejt qytetit të lindjes ku mori me vete edhe të dashurën e tij për të takuar familjen. I pyetur për marrëdhënien e tij me Brunën, ylli brazilian deklaroi se do ta mbajë private, teksa shtoi se të dy janë shumë të lumtur së bashku.

E përditshmja braziliane ‘Isto é gente’ plasi një ‘bombë’ gushtin e kaluar, duke shkruar se Neymar, i cili ishte i pranishëm në një festë të organizuar nga lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr. në Cachoeira de Macacu, në periferi të Rio de Janeiro, e tradhtoi Brunën sheshit.

Sipas informacioneve nga profili në Instagram “Gossipdodia”, ylli i PSG-së ishte lëshuar në festë dhe kishte shkëmbyer disa puthje në buzë gjatë eventit, përfshirë një me modelen Nathalia Castro. ‘Isto é Gente’ pretendoi se ka folur me disa burime dhe ka zbuluar se Neymar ka shkuar pa Bruna Biancardin në festë, pra ka qenë ‘single’ në klub.