Transmetuar më 07-02-2023, 09:05

TURQI- Tragjedia është e madhe në Turqi dhe Siri. Por ka edhe lot gëzimi.

Gjithnjë e më shumë po shtohen videot e personave që ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga nën rrënoja. Në mesin e tyre është edhe një djalosh tre vjeçar, i cili për 22 orë ka mbetur nën rrënojat e një pallati në Malati.

Gazetari i TRT-së, Hakan Kopur, ka shpërndarë pamjet në Twitter duke e cilësuar si një mrekulli.

Sipas njoftimit, Malatya ishte një nga epiqendrat e tërmetit shkatërrues të djeshëm në Turqi. Të paktën 4,372 të vdekur janë konfirmuar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë herët në mëngjes të së hënës.

Më shumë se 7,800 njerëz janë shpëtuar deri më tani në 10 provincat turke të goditura nga tërmeti, tha Orhan Tatar, një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive.