Transmetuar më 06-02-2023, 23:35

Luiz Ejlli është njeriu më i përfolur i momentit, fenomeni i këtij viti, njeriu që po thyen çdo rekord shikueshmërie.

Me mashtrime ose jo, Luizi ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes. Kuriozitet të madh ka edhe për familjen e tij, e cila ka qëndruar larg mediave dhe vëmendjes, nisur edhe nga fakti që jetojnë në SHBA.

Gjithsesi, përmes një telefonate nëna e Luizit ka thyer heshtjen.

Në RTSH ajo ka komunikuar me moderatoren Fjodora Fjora duke i treguar se po e ndjek Luizin dhe se është e lumtur për këtë rrugëtim të tij.

Por, po ashtu tha se uron të ketë sa më pak njerëz negativë aty brenda. Besojmë se e dimë kujt i referohet.

“Ajo më tha që është pa qejf dhe që është e lumtur që Luizi është mirë. “E shof që aty është një lojē e madhe nervash për të gjithë është e lodhshme për të gjithë, uroj që të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shohin më shumë si një lojë”-tha Fjodora Fjora, duke transmetuar mesazhin e nënës së Luizit.

Kujtojmë se së fundmi Luizi ka thyer edhe rekordin e fundit të mbajtur nga Donald Veshaj.

Bëhet fjalë për atë të banorit të “BBV” me më shumë klikime në “Tik Tok”. Veshaj numëron mbi 1.3 bilion shikime, ndërsa Luiz Ejlli mbi 1.5 bilion.