Transmetuar më 06-02-2023, 23:04

Tiranë- Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha tha se qeveria i ka marrë ‘peng’ ambasadorët përmes eskortave që u dërgon. Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se qeveria ka përdorur zyrtare të larta si eskorta për të kompromentuar ambasadorë dhe njerëz me pozitë e pushtet. Sipas tij, kjo gjë tregon se pushteti në Shqipëri ka degraduar.

"Këta çojnë eskorta, këta dhe këtu përdorin eskorta, për të kompromentuar ambasadorët. Njerëz me pushtet. Këtu është një pushtet i degraduar. Zyrtare të larta i dërgojnë dhe i përdorin si eskorta,"- tha Berisha, por pa përmendur raste konkrete.