Transmetuar më 06-02-2023, 22:32

Tiranë- Momente tmerri për një çift bashkëshortësh në Tiranë.

Ashensori i një pallati në zonën e Astirit ka pësuar defekt duke rënë nga kati i 5.

Policia informon se në në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Madh", ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.