Transmetuar më 06-02-2023, 21:00

Një nga banoret më të heshtura të shtëpisë është dhe këngëtarja nga Kosova, Nita.

Ditën e sotme ajo është përfshirë në një skenë totalisht të pakëndëshme ku protagonist ka qenë Amos.

Gjatë një lojë të zhvilluar në shtëpi, Amosi është detyruar të mbyllej në lavanteri sepse aty ishte dhe macja, pjesë e lojës nga Vëllai i Madh, dhe kjo gjë e ka bërë të dal nga vetja.

Kjo ka mjaftuar që ai të mbyll derën me gjithë fuqinë që kishte, thuajse duke ia përplas në fytyrë Nitës.

Pjesë nga biseda:

Nita: Seriozisht e ka? Ishte duke ma përplasur hundëve derën, nuk është në rregull kjo.

Olta: Ça ka ?

Nita: Ma përplasi derën hundëve Olta, ishta shumë afër krej pluhuri më ra në fytyrë.

Olta: Po ai po qante…

Nita: Çfarë qan dhe më gjuan mua? Ai të qaj dhe të na gjuaj të gjithëve tani…