Transmetuar më 06-02-2023, 20:27

Ilir Shaqiri është futur ditën e sotme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.

Teksa banorët duhet të silleshin sikur nuk e shikonin, pavarësisht provokimeve që Iliri u bënte, duket se ajo që nuk ka rezistuar dot ka qenë Olta.

Teksa e ka përqafuar dhe e ka pyetur për familjen, Oltës menjëherë i është kujtuar loja dhe ka reaguar dukë thënë: E prisha, e prisha…

Nuk ka munguar dhe një kundërpërgjigje nga Iliri i cili i është kthyer: Ti e ke prishur me kohë.

Nuk dihet nëse Iliri ia ka thënë këtë gjë në kuadër të lojës që ishin duke zhvilluar apo si një mesazh për lojën dhe performacën e saj brenda shtëpisë, mengjithatë banorët kanë vijuar të qetë diskutimin më tej.