E habitshme! ‘Vëllai i Madh’ fut qenin e Oltës brenda në shtëpi, ai i sulet duke lehur Luizit (FOTO)
Transmetuar më 06-02-2023, 18:27

Sot Vëllai i Madh informoi banorët e BBV2 se përgjatë ditës do të futen disa personazhe, por se konkurrentët nuk duhet të reagojnë.
Arritja me sukses e kësaj prove do bënte që çmimit final do i shtohej 10 mijë euro.
Më parë u fut fituesi i BBVip 1, Ilir Shaqiri, dhe me hyrjen e tij, banorët e thyen rregullin direkt duke e takuar të gjithë Ilirin, e askush nuk respektoi rregullin e mosreagimit.
Më pas Vëllai i Madh futi brenda shtëpisë një qen golden retriever që ishte i Oltës. Kur Luizi po e përkëdhelte duket se qeni u bezdis duke iu sulur dhe lehur por pa rrezik, pasi qeni ishte duke luajtur.
Luizi u tremb duke vrapuar.