Transmetuar më 06-02-2023, 17:17

Dy vite nga zhdukja e Klevis Lleshit, ADN konfirmon se eshtrat e gjetura në Mamurras, i përkasin të riut me origjinë nga Burreli.

Zhdukja e tij u denoncua nga nëna në gusht të 2020 dhe në dhjetor të po atij viti u zbuluan eshtrat e një personi nga banorë të zonës. Grupi hetimor kreu ADN e mbetjeve kockore të gjetura, për të identifikuar se kujt i përkisnin ato.

ADN u dërgua edhe në Kosovë dhe pak ditë më parë përgjigja e analizave ka zbuluar se eshtrat ishit të Klevis Lleshit. Këtë të hënë familjarët e tij kanë tërhequr eshtrat e të familjarit tyre.

Hetimet vijojnë për të zbuluar mbi rrethanat e zhdukjes dhe vdekjes të Klevis Lleshit.

Më herët nëna e tij deklaronte se i biri mund të ishte rrëmbyer dhe vrarë nga hasmit, pasi në vitin 2013, Klevisit i ëshë vrarë babai, Xhavit lleshi e më pas xhaxhai, Hajredin Lleshi. Nëna e tij ka deklaruar se prej afro 10 vitesh kanë hasmëri me familjen hoxha.