Transmetuar më 06-02-2023, 14:42

Është kthyer, në një mënyrë të madhe gjithashtu. Sebastien Haller po luan vazhdimisht, po e ndihmon Borussia Dortmundin në ecurinë e Bundesligës dhe Champions League. Ai u kthye në fushë më 22 janar, pasi u diagnostikua me një tumor testikular (malinj) në verë, për të cilin iu desh të operohej dy herë.

Në ndeshjen e tij të dytë pas rikthimit, kundër Mainz (25 janar), ai ishte vendimtar me asistimin për golin 2-1 të Reyna, në minutën e 93-të. Tashmë, më 29 janar, një javë pas kthimit të tij, kundër Leverkusenit, ai u aktivizua si titullar.

Të shtunën, më 4 shkurt, në Ditën Botërore të Kancerit, ai shënoi gjithashtu. I gjithë stadiumi (padyshim të shitura të gjitha biletat) festoi. “Nuk kam menduar kurrë të vdes, por i këshilloj të gjithë të kontrollohen, mund të jetë vendimtare”, – tha Haller pas ndeshjes.

Ndër pikat kryesore të fitores 5-1 të Borussia Dortmundit ndaj Freiburgut vlen të përmendet goli i Sebastian Haller, i pari që nga rikthimi në fushë, pas kancerit në testikuj. Verën e vitit të kaluar, Haller iu bashkua Dortmundit nga Ajax për pak më shumë se 30 milionë euro. Ky ishte nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Nga ana tjetër, ai ishte zgjedhur për të zëvendësuar Haaland, jo ndonjë lojtar dosido. Megjithatë, sapo mbërriti, sulmuesi francez u desh të ndalonte për shkak të diagnozës shokuese. “Për secilin nga katër ciklet e kimioterapisë që iu nënshtrova, më duhej të kaloja disa ditë në shtratin e spitalit, – tha Haller për "Bild".

Haller eyes return after cancer diagnosis

– Simptomat ishin të pakëndshme. Kam humbur shumë lëngje, prandaj edhe disa kilogramë. Kisha probleme me stomakun dhe shumë lemzë. Nuk mund të kënaqesha duke ngrënë”. Megjithatë, familja e tij i ka qëndruar gjithmonë pranë:

“Kur u ktheva në shtëpi, gruaja më tregoi mesazhet nga mamaja, babai, vëllai dhe motra ime. Jam shumë i emocionuar. Që nga dita e diagnozës sime nuk kam pritur gjë tjetër veçse të kthehem në fushë. Mund të duket e çuditshme, por ai moment përsëritej vazhdimisht në mendimet e mia”.

Megjithatë, Haller jo vetëm që është rikthyer, por po tregohet edhe vendimtar. Borussia Dortmundi, para pushimit për Kupën e Botës kishte humbur dy ndeshjet e fundit të Bundesligës. 4 fitoret nga 4 ndeshjet e fundit erdhën në vitin 2023. Të gjitha me të në fushë.

Në renditje, verdhezinjtë janë të dytët me -2 pikë nga Union Berlin dhe me pikë të barabarta sa Bayern Munich (i cili megjithatë ka një ndeshje më pak). BVB nuk është më vetëm në garë për Champions League, por në luftë për titull. Dëshmi se Haller është kthyer.